Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
"Tifozat Kuq e Zi" janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll dhe të të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërine tash e sa vjet në ndeshjet e saja në vend dhe në mbarë Europën. Pos në Shkodër dhe Tiranë, Kombëtaren kuq e zi e kemi shoqëruar edhe në Cardiff, Leverkusen, Belfast, Newcastle, Dublin, Genève dhe në shumë stadiume tjera anë e mbanë Evropës.
Qëllimi ynë është t'i mbledhim rreth vetes të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t'i organizojmë tifozët shqiptarë. T'i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezentimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë.
Prandaj ju thërrasim që me ndihmën tuaj, me ndihmën e gjithkujt që e quan veten tifoz shqiptar, gjithkujt që e nderon fanellën kuq e zi, t'i ndihmojmë Kombëtares të na e zbardhë fytyrën dhe të na gëzojë me fitore të reja!